Telegrafi

“Heronjtë tanë janë të lirë” – autoritetet ukrainase konfirmojnë lirimin e 215 të burgosurve nga lufta

Rreth 215 të burgosur ukrainas janë liruar nga rusët në një shkëmbim të të burgosurve.

Ata u shkëmbyen me 55 rusë dhe aleatin e Putinit, Viktor Medvedchuk, sipas shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andrii Yermak, transmeton Telegrafi.

Yermak tha: “Presidenti Volodymyr Zelensky vendosi një detyrë të qartë: të kthejë heronjtë tanë. Rezultati: heronjtë tanë janë të lirë”.

Ukrainasit përfshijnë ushtarë, roje kufitare, policë, marinarë, roje kombëtare, doganierë dhe civilë.

Midis ushtarëve janë disa nga mbrojtësit e Azovstal, një fabrikë çeliku në Mariupol, ku Ukraina e mbajti për muaj të tërë në kushte të dëshpëruara kundër pushtimit rus.

“Denys Prokopenko “Radis”, Serhiy Volynskyi “Volyn”, Svyatoslav Palamar, Denys Shlega, Oleg Khomenko – komandantët nga “Azovstal” – ata tashmë janë të sigurt. Ky është rezultat i marrëveshjeve personale midis Presidentit Zelensky dhe Presidentit Erdogan”, tha Yermak.

“Rusët donin të na shantazhonin me jetën e tyre, por ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë me askënd”.

(Tweet-i më poshtë është nga gazetari i Kyiv Independent). /Telegrafi/