Kampionia e Evropës, Majlinda Kelmendi vazhdon të nderohet nga shteti ynë.
Pasi kryeministri Isa Mustafa i bëri një pritje të denjët sot ka qenë radha që ata t’i presë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Përveç Majlindës, në takim ka marrë pjesë edhe xhudistja tjetër pejane Nora Gjakova,trajneri i kampioneve Driton Kuka si dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Ka qenë trajneri pejan Driton Kuka që ka postuar foton në profilin e tij zyrtar në Facebook ku ka lajmëruar për pritjen e bërë.
Gjatë ditës Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do të priten edhe nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. /Telegrafi/