Në sallonin e Porsche në Shkup ka arritur modeli i ri i Porsche Cayenne Turbo GT, si një hero i ri i veturave sportive.
Kjo veturë paraqet modelin më të sofistikuar nga familja e veturave luksoze dhe të shpejta.
Kjo veturë i arrin 100 km në orë për 3,3 sekonda, që është një rekord i ri, për 0,6 sekonda më pak arrin tek shpejtësia e dëshiruar.
Shpejtësia maksimale e kësaj veture arrin deri në 300 km/h, për 14km/h më shumë se edicionet tjera të kësaj veture.
Në krahasim me Cayenne Turbo Coupe, kjo veturë është për 17 milimetra më i ulët, që e bën të duket si SUV më elegant.
Më poshtë e keni videon e realizuar nga Telegrafi Maqedoni ku shihet stili i jashtëm dhe komoditeti brenda kësaj veture e cila për herë të parë ka arritur në Ballkan. /Telegrafi/