Telegrafi

Hernandez do të udhëtojë në Itali për testet mjekësore te Milani

Milani pritet t’i finalizojë detajet e fundit me Real Madridin rreth transferimit të Theo Hernandez, derisa do ta mirëpresë atë javën e ardhshme për teste mjekësore.

Sipas asaj që raporton AS, marrëveshja thuhet se është kompletuar për 20 milionë euro, ndërsa ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Një tjetër takim pritet të ndodhë në javën e ardhme në mes të dyja klubeve për ta finalizuar marrëveshjen, gjersa lojtari do të fluturojë për në Itali që t’i kompletojë testet mjekësore.

Theo Hernandez (Foto: Rob Foldy/Getty Images/Guliver)

Theo Hernandez gjithashtu lidhet edhe me një kalim te Napoli e Bayer Leverkuseni, por thuhet se lojtari është bindur që të kalojë te Rossonerët nga drejtori dhe legjenda e klubit Paolo Maldini.

Lexo po ashtu Në pritje të zyrtarizimit të Theo Hernandezit te Milani

21-vjeçari ishte në sezonin 2018/2019 i huazuar te Real Sociedadi, aty ku shënoi një gol dhe bëri dy asistime në 28 paraqitje.

Los Blancos shpenzuan 24 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij nga Atletico Madridi në vitin 2017. /Telegrafi/