Telegrafi

Hernan Crespo: Lautaro duhet të qëndrojë te Interi për së paku edhe tri vite

Hernan Crespo ka thënë se Lutaro Martinez duhet të qëndrojë te Interi për së paku edhe tri vite, derisa lidhet me një kalim te Barcelona.

Sulmuesi argjentinas ka disa muaj që kërkohet nga Blaugranasit, gjersa ka shënuar 16 gola në 31 paraqitje për Nerazzurët në këtë sezon.

Crespo ka thënë se po të ishte në vend të Lautaros, do të qëndronte edhe për tri vite te Interi për t’u zhvilluar edhe më shumë.

“Ai duhet të qëndrojë te Interi. Ka kaluar nëpër një formë të mirë te Racing në Argjentinë dhe në sezonin e parë ishte në bankë”, ka thënë legjenda argjentinase.

“Në sezonin e dytë ai është shartues dhe duhet të vazhdojë kështu për t’u zhvilluar edhe më shumë si lojtar”.

“Ai duhet të qëndrojë te Interi për së paku edhe dy apo tri sezone dhe të formohet edhe më shumë si sulmues, më pas të kërkojë një aventurë të re”, ka shtuar më tej Crespo.

Ish-anëtari i Interit e ka krahasuar Lautaron me rastin e Paulo Dybalas dhe Mauro Icardit, që kanë shkëlqyer po ashtu në Serie A. /Telegrafi/