Site icon Telegrafi

“Hera e fundit” thotë Capital T në këngën e re

Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Hera e fundit” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent të këngës janë “Kavag Studio”, teksti është shkruar nga Capital T, teksa muzika nga Rzon dhe Pllum Beats.

Foto: YouTube/Screenshot

Për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Koen Heldens.

Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij.

Foto: YouTube/Screenshot

Kujtojmë që kjo këngë e Trim Ademit (emri i plotë) vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm me Anxhela Peristerin dhe Mandin “Habibi” që sollën gjatë sezonit të verës. /Telegrafi/

Exit mobile version