Site icon Telegrafi

Hera e dytë brenda muajit, digjet sërish lokali i Noizyt – djegia dyshohet të jetë e qëllimshme

Noizy (Foto: Noizy/Instagram)

Ka marrë flakë gjatë natës lokali i këngëtarit të njohur Noizy në zonën e Currilave të Durrësit.

Kjo është djegia e dytë, që dyshohet sërish të jetë e qëllimshme, brenda këtij muaji në lokalin në emër të babait të tij B. Rajku.

Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe një autoambulancë.

Noizy (Foto: Noizy/Instagram)

Zjarri në herën e parë të këtij muaji u njoftua nga vetë biznesi se ka qenë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo po ashtu Pas djegies së lokalit, reagon Noizy - tregon imazhin e familjarit ekstremist që e kreu veprën për shkak të bindjeve fetare

Ndryshe, prej vitesh Noizy përveç muzikës ka investuar kohën e tij edhe në fushën e biznesit dhe lokali nukështë veprimtaria e tij e vetme në biznes.

Ai është edhe dizajnues i një koleksioni veshjesh nën emrin “Illyrian”, të cilat shiten në disa pika të ndryshme, që gjithashtu janë në posedim të tij. /TCH/

Exit mobile version