Thierry Henry ka pranuar se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, dikur shënoi një gol të bujshëm që ai e cilëson si “kundër logjikës”.
Legjenda 42-vjeçare e Arsenalit u largua nga Topçinjtë në vitin 2007 për të përfunduar një transferim mahnitës prej 16.1 milionë eurosh te Barcelona.
Dhe Henry, i cili kaloi tre sezone në Camp Nou, zbuloi një rast ku Messi shënoi një gol që e bëri atë të mendojë se “ai gol nuk ishte normal”.
Duke folur në “Take The Ball, Pass The Ball” të vitit 2018, francezi ka thënë se ylli argjentinas shënoi golin e mrekullisë kundër Malagas.
“Goli më i mirë që e kam parë ishte ai i Messit kundër Malagas në shtëpi sepse ajo që bëri kundërshtoi çdo logjik. Ajo nuk ishte normale”, ka thënë Henry.
Pamjet e golit janë postuar që në media sociale dhe tregojnë saktësisht pse Henry u la i befasuar pas golit të mahnitshëm të Messit.
Henry u largua nga Barcelona në vitin 2010 dhe kaloi katër vjet me ekipin e MLS-së, New York Red Bulls, ku përfshihet edhe një huazim i shkurtër te Arsenali. /Telegrafi/
Messi goal against Malaga😱
Follow me for more memories skills and stats 🔵🔴#Goats #Barcelona #Messi10 #goals #football #dribble pic.twitter.com/8RHj1ZVrOC
— golgolgolgol (@8ligaen11ans) February 1, 2019