Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni dhe trajneri gjerman këtë e ka bërë zyrtare.
Trajneri gjerman do të largohet nga Liverpooli pas nëntë viteve qëndrim në Anfield.
Që kur mori drejtimin e stolit në ‘Anfield’ në vitin 2015, Klopp ka fituar Ligën Premier, Ligën e Kampioneve, Kupën FA dhe Kupën e Ligës.
Megjithatë, 56- vjeçari mendon se përfundimi i sezonit aktual është momenti i duhur që ai të largohet pasi po i shterojnë energjitë. Ish-sulmuesi francez mendon se pas këtij vendimi fshihet presioni dhe ngarkesa e punës.
Duke folur për “CBS Sports”, legjenda e futbollit francez, Thierry Henry tha se Klopp u largua për faktin se trajnerët kanë shumë presion.
“Pep ishte në Barcelonë, mori një vit pushimi. Klopp është në Liverpool, po ndalet. Xavi është te Barcelona, po ndalet gjithashtu. Tre klube të mëdha. Kjo është normalisht një punë ëndrrash dhe ata po ndalojnë”.
“Kjo ju tregon një histori. Presioni, të gjithë kanë një zë, media sociale dhe çfarëdo tjetër. Është e vështirë të jesh menaxher dhe askush nuk kujdeset për ty. Ju do të duhet të kujdeseni për veten në një moment”.
“Liverpoolit do t’i mungojë Kloppi, të gjithë e dimë këtë. Por atij i mungonte familja e tij, i mungonte koha e tij, i mungonte qetësia e tij mendore”, tha Henry. /Telegrafi/