Kalimi i Neymar drejt Paris Saint-Germain, u flit se është bërë që braziliani të ikë nga hija e Lionel Messit.
Por sipas Thierry Henry, kjo gjë nuk ka asnjë kuptim, madje duke i dhënë edhe një këshill Neymarit.
Braziliani ka kaluar në Ligue 1, ndërsa sipas ish sulmuesit të Arsenalit dhe Barcelonës, Henry, kalimi në Francë nuk do të luajë rol në krahasimin e të dyve.
“Nuk e di nëse Neymar u largua nga Barcelona për të ikur nga hija e Messit”.
“Ajo çfarë është e vërtet është se të gjithë lojtarët janë nën hijen e Messit, dhe nëse Neymar nuk e dëshiron këtë, atëherë duhet të ndërrojë sport”, ka thënë Henry.
Barcelona dhe PSG janë lider në kampionatet e tyre, me Messin si top shënues në La Liga me 20 gola, ndërsa Neymar në Ligue 1 ka shënuar 19.
Henry ka luajtur së bashku me Messin në një skuadër, ndërsa Barcelona e kishte fituar në atë kohë Ligën e Kampionëve./Telegrafi/