Site icon Telegrafi

Henry dëshiron ta shoh Messin duke luajtur në këtë skuadër evropiane

Lionel Messi është këshilluar të largohet nga Paris Saint-Germain dhe t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, nga ish-bashkëlojtari i tij, Thierry Henry.

Hapi i ardhshëm i argjentinasit është një pikë e madhe diskutimi në Paris, me spekulime të vazhdueshme nëse ai do të qëndrojë në Francë këtë verë.

PSG ka deklaruar vazhdimisht dëshirën e tyre për të mbajtur Messin në Parc des Princes dhe për të aktivizuar opsionin e tij të zgjatjes 12-mujore në klub, pavarësisht se Barcelona ka hapur bisedimet me kampin e 35-vjeçarit.

Henry u pyet në lidhje me pikëpamjen e tij mbi situatën, si pjesë e rolit të tij si ekspert për të analizuar ndeshjes mes PSG-së dhe Lyonit, dhe ish-reprezentuesi francez pretendoi se Messi po synohet padrejtësisht nga tifozët e parisienëve që e vërshëllyen edhe në këtë takim.

“Është e turpshme të dëgjosh fishkëllima nga Parc des Princes. Nuk mund të fishkëllesh një nga lojtarët më të mirë të ekipit, i cili ka 13 gola dhe 13 asistime këtë sezon”, ka deklaruar ai.

“Personalisht, do të doja ta shihja atë të përfundojë karrierën e tij te Barcelona, ​​në Evropë”.

“Pas kësaj, nuk e di se çfarë do të bëjë. Sepse mënyra se si ai u largua nga Barcelona pas gjithçkaje që bëri… nuk më pëlqeu shumë”.

“Për dashurinë e futbollit, ai duhet të kthehet te Barcelona”, ka shtuar më tej Henry.

Messi do të presë deri në fund të sezonit për të marrë një vendim për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version