Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka folur fjalë të mëdha para fitores ndaj Bournemouthit për Granit Xhakën.
Ish-sulmuesi francez mendon se trajneri Arsene Wenger duhet të startojë me Xhakën pasi beson se ylli shqiptar është lojtari ideal për të ngritur mesfushën e Topçinjve në një tjetër nivel.
“Arsenali e bleu atë dhe pres që ai të luajë si titullarë”, transmeton Telegrafi.
“Ndoshta jo në çdo lojë, por pres që ai të jetë njeriu i mesfushës”, ka thënë Henry.
Dhe francezi kishte të drejtë pasi Xhaka në fitoren ndaj Bournemouthit ishte më i miri në mesfushë. /Telegrafi/