Telegrafi

Henderson pas shpalljes kampion bote për klube: Është mirë të fitosh trofe, duam të vazhdojmë kështu

Jordan Henderson këmbënguli që uria e Liverpoolit për të fituar më shumë trofe nuk ishte shuar pasi u ngjitën në majën e botës të shtunën mbrëma pas fitores 1-0 në finale ndaj Flamengos.

Liverpooli fitoi në vazhdime falë një goli të shënuar nga Roberto Firmino, por kjo i mjaftoi të shpallet Kampion Bote për Klube.

Fitorja nw finale dhe ngritja e trofeut lartw e ka gwzuar kapitenin e Liverpoolit, Henderson.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton Kupën e Botës për Klube, pas triumfit në finalen triler ndaj Flamengos

“Është mirë të fitosh një trofe, kjo është ajo që duam të bëjmë. Të vazhdojmë të fitojmë sa më shumë trofe që është e mundur”, ka thënë fillimisht Henderson.

Henderson duke ngritur lartë trofeun

“Ishte një lojë interesante. Unë jam i sigurt se ishte interesante të shikosh, por vazhduam përpara, bëmë paraqitje të mirë dhe patëm mentalitet të shkëlqyer.

“Ne mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Në përgjithësi u kënaqëm me rezultatin dhe performancën në kushte të vështira”.

Lexo po ashtu Reagimi i Xherdan Shaqirit pas shpalljes kampion bote për klube me Liverpoolin

“Kemi gjetur një mënyrë për një kohë të gjatë tani. Disa gola të vonshme, ne thjesht duam të vazhdojmë, vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të vendosim paraqitje si kjo”, përfundoi kapiteni i Liverpoolit. /Telegrafi/