Site icon Telegrafi

Henderson: Nuk ishte mbrëmja jonë, jam krenar me bashkëlojtarët dhe tifozët tanë

Jordan Henderson (Getty Images)

Jordan Henderson ka folur pas finales së humbur të Liverpoolit nga Real Madridi.

Liverpool është mposhtur me rezultat 3-1 nga Real Madridi në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Olimpic Stadium të Kievit.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Liverpoolit, Henderson, i cili ka thënë se skuadra e tij nuk e kishte natën më të mirë, por është krenar me bashkëlojtarët dhe tifozët.

Lexo po ashtu Nuk ngopet Reali, mposht Liverpoolin dhe e fiton për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve

“Ne nuk jemi mjaftueshëm të kënaqur gjatë kësaj nate, por jam shumë krenar për lojtarët dhe tifozët që erdhën për ne”, ka thënë fillimisht Henderson.

Lëndimi i Salah ndryshoi gjithë rrjedhën e lojës (Getty Images)

“Shpresoj që të vazhdojmë dhe të futemi në finale dhe ta përdorim këtë humbje për shkuar përpara”.

“Futbolli ecën përpara, ne kemi një Kupë Botërore që po afrohet kështu që ju duhet të lëvizni dhe sezoni fillon me shpejtësi të madhe”.

Lexo po ashtu Bale zgjidhet lojtari i ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve

“Kur Mo Salah u lëndua ata filluan të dominojnë me topin. Ata shënuan një gol që ishte në pozitë jashtë loje në pjesën e parë, por ne qëndruam në lojë”.

“Ne ende besonim se mund të vazhdonim, por kishte edhe disa gola në një tjetër natë që nuk eci mirë për ne”, përfundoi kapiteni i Liverpoolit. /Telegrafi/

Exit mobile version