Site icon Telegrafi

Hendeku do të bëhet edhe më i madh – Liga Premier do të ndajë më shumë para për gjashtë ekipet më të mira

Gjashtë skuadrat më të mira të Ligës Premier mund të marrin më shumë para se sa kanë marr nga ndarja e të ardhurave në kampionatin anglez.  

Sipas Daily Telegraph, gjashtë klubet më të mira të Ligës Premier do të marrin një pjesë më të madhe të të ardhurave që mund të zhvendosë edhe më tej balancën e fuqisë në garë.

Kampionët e Manchester Cityt, fituan 161 milionë funte sezonin e kaluar, ndërsa Southampton në vendin e 20-të fitoi 100 milionë funte.

Raporti është aktualisht 1.6 me 1, por liga po planifikon ta rrisë atë në 1.8, gjë që do t’i bënte të fitonin klubet e mëdha dhjetëra miliona më shumë.

Ndryshimi mund të ndodhë nga edicioni 2025/26, dhe rritja është pjesërisht për shkak të normave të larta të inflacionit në të gjithë Evropën. Lëvizja do të jetë pjesë e Marrëveshjes së Re për Futbollin, e cila ende duhet të votohet nga klubet.

Liga Premier vendosi një rekord të ri për shpenzimet gjatë verës, duke shpenzuar 2.36 miliardë funte.

Klubet e Ligës Premier do të votojnë për marrëveshjen e ofruar. Më shumë se gjysma e tyre duhet të bien dakord që ajo të kalojë. Ndërsa i afrohemi gjysmës së rrugës në sezonin 2023/24, Man City është lider me 28 pikë nga 12 ndeshjet e para./Telegrafi/

Exit mobile version