Site icon Telegrafi

Helikopterët rusë sulmojnë pandërprerë në afërsi të aeroportit në Ukrainë, pamje që i dokumentojnë luftimet e ashpra

Një video amatore shfaq momentin që pretendohet se tregon helikopterët e ushtrisë ruse, duke sulmuar mbi aeroportin e Kievit.

Helikopterët rusë vazhdimisht hedhin raketa, ku për cak kishin bazën ushtarake në afërsi të aeroportit Gostomel, transmeton Telegrafi.

Zyra e kryetarit të Kievit ka njoftuar se ka pasur luftime të ashpra përreth aeroportit. E disa prej atyre janë dokumentuar në këtë video.

Besohet se bëhet fjalë për helikopterë Ka-52 Alligators, Mi-8s dhe Mi-24 që vazhdimisht lansonin raketa mbi caqet ushtarake ukrainase. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version