Telegrafi

Helikopterët rusë janë qëlluar nga forcat ukrainase – BBC verifikon lajmin, publikohen pamjet

Helikopterët rusë pranë Kievit janë qëlluar nga trupat ukrainase.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë të shtënat që godasin fluturaket teksa kalonin mbi Vyshhorod, një zonë në veri të kryeqytetit ukrainas.

Lajmi është verifikuar nga BBC, por nuk dihet burimi i videos.

https://www.youtube.com/watch?v=V-D4KtVR2wU

Ndryshe, krerët e shteteve anembanë globit denoncuan me shpejtësi sulmin në shkallë të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës – ndërsa presidenti i vendit u zotua të enjten të mos “heqë dorë nga liria e saj” me asnjë çmim.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dënoi të enjten sulmet ajrore dhe sulmet e Rusisë ndaj vendit të tij nga tre drejtime, ndërsa shpërthimet tronditën kryeqytetin, Kiev, dhe qytete të tjera.

Të paktën 40 persona janë vrarë deri më tani, thanë zyrtarët ukrainas. /Telegrafi/