Telegrafi

Hekuran Krasniqi, Dardani dhe Eltoni sjellin baladën “Qyteti i heshtur”

Foto: YouTube

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Hekuran Krasniqi, në bashkëpunim me dy artistë të tjerë Dardan Gjinolli dhe Elton Nezirin, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.

“Qyteti i heshtur” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit baladë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është punuar e gjitha në studion e Hekuranit, i cili gjithashtu ka shkruar edhe tekstin.

Ndërkohë në saksofon ka luajtur Dardani, teksa në sint Elton Neziri.

Hekuran Krasniqi, Dardan Gjinolli dhe Elton Nezqiri (Foto: YouTube)

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Hekurani ka qenë shumë aktiv gjatë vitit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

Ai pritet që gjithashtu të jetë mjaft i angazhuar edhe gjatë fundvitit në programet festive. /Telegrafi/