Modelja kosovare e cila jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku, mezi po prêt që të kthehet serish në Tiranë.
Finalistja e “Dancing with the Stars Albania”, është ftuar për të qenë pjesë e jurisë së spektaklit “Miss Universe Albania” e cila do të mbahet më 19 shtator në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ftesën për të qenë në jurinë e njërit nga spektaklet më të rëndësishme kulturorë në Shqipëri, Lushtaku thotë se e ka pranuar më shumë kënaqësi.
“Me shumë dëshirë kam pranuar të jam në jurinë per “Miss Universe Albania” sepse unë vet jam më origjinë nga Kosova dhe “Miss Universe Albania” është një spektakël i madh”, ka thënë bukuroshja shqiptare për “Albinfo.ch”.
Shqiptaro – zvicerania do të rri vetëm dy ditë në Tiranë ndërkohë kjo është një përvojë tjetër që do të i ndihmon më shumë në karrierën e modeles sonë. “ Kjo është një përvojë shtesë për karrierën time. Kam qenë edhe një herë në jurinë e “Miss Luzana”, por ky spektakël është më i madh dhe uroj të fiton vajza më e bukur e cila do ta përfaqësoj denjësisht Shqipërinë në garën botërore”, shprehet Heidi, e cila njëherit është edhe Ambasadore e “Albinfo.ch”.
Fituesja e kësaj gare do të përfaqësoj Shqipërinë në “Miss Universe” në Shangai të Kinës.
Heidi Lushtaku ishte finaliste e “Miss Zvicra 2013” kurse aktualisht është njëra nga modelistet më të njohura në Zvicër e cila është në kontrata disa vjeçare më 10 firma të ndryshme zvicerane.