Telegrafi

Heidi Klum pëson një mos-funksionim të veshjes, tregon aksidentalisht gjoksin në Festivalin e Filmit në Kanë

Heidi Klum pësoi një mosfunksionim të garderobës teksa mori pjesë në shfaqjen e filmit francez “La Passion De Dodin Bouffant” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të mërkurën.

Modelja gjermane, 49 vjeçe, kishte veshur një fustan të verdhë të guximshëm, i cili shfaqte një detaj të prerë te pjesa e gjoksit, shkruan DailyMail.

Veshja përmbante gjithashtu një prerje te pjesa e këmbëve dhe një pelerinë të rrjedhur të cilën Heidi e shfaqi teksa ecte në tapetin e kuq.

Duke i shtuar lartësi trupit të saj me një palë taka, Heidi tërhoqi më tej vëmendjen tek pamja e saj me një detaj të argjendtë përgjatë shpatullave.

Anëtarja e jurisë në spektaklin “America’s Got Talent” i kishte lënë flokët e saj bionde në valë të lirshme dhe i shtoi pamjes më shumë shkëlqim me një palë vathë argjendi.

Heidi theksoi bukurinë e saj natyrale me një gamë të lehtë makijazhi të aplikuar në fytyrën e saj.

Më herët gjatë ditës, Heidi dukej elegante dhe verore teksa shijonte drekën me bashkëshortin e saj Tom Kaulitz në hotelin “Cap-Eden-Roc”. /Telegrafi/