Në një ngjarje të veçantë që tashmë ka filluar të kthehet në një traditë të “Big Brother Vip Albania”, dy banorët Heidi Baci dhe Romeo Veshaj u martuan brenda mureve të shtëpisë së famshme.
Ambjenti u transformua në një skenë dasme, ku çdo detaj u kujdes me shumë përkujdesje.
Romeo shkëlqente në kostumin e tij të dasmës, ndërsa Heidi shkëlqeu si në një nuse e vërtetë me fustanin e saj të bardhë.
Atmosfera u bë edhe më e veçantë kur këngëtari i njohur Elgit Doda hyri në shtëpi për të performuar live, duke e bërë Romeon të shpërthejë në lot.
Në fund, të gjithë banorët u mblodhën për të dëshmuar kërcimin e parë të çiftit si burrë dhe grua.
Dyshja vallëzoi e përqafuar nën tingujt e këngës, në sytë e bashkëbanorëve dhe të miliona shikuesve që e ndoqën këtë moment. /Telegrafi/