Forcat speciale ukrainase kanë thënë se hodhën në erë një platformë shpimi në Detin e Zi që Rusia po e shfrytëzonte për të rritur gamën e dronëve të saj.
Pajisjet në platformë u përdorën për dronët e përfshirë në sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës dhe për të kontrolluar pjesën veriperëndimore të detit, thuhet në një deklaratë, raporton skynews.
Një video spektakolare e publikuar së bashku me deklaratën shfaqte trupa që zbarkonin në platformë në orët e agimit, duke vepruar brenda dhe duke u larguar prej saj, ndërsa në sfond shihet një shpërthim.
The Special Operations Forces of Ukraine have blown up a platform in the Black Sea, which the occupiers used to coordinate drone strikes
Judging by the published video, it is about one of the oil and gas rigs. The Special Operations Forces claim that the Russians used one of the… pic.twitter.com/VtoQGKtMgl
— NEXTA (@nexta_tv) February 6, 2024
Operacioni, i quajtur Citadel, u krye natën dhe rezultoi në kapjen e “pajisjeve të rëndësishme të armikut”.
Një operacion special i suksesshëm siguroi lëvizje më të sigurt të anijeve dhe kufizoi aftësitë e armikut në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, thonë autoritetet ukrainas.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, ku ka vrarë mijëra civilë dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/