Telegrafi

Hector Herrera i gatshëm t’i bashkohet Interit

Hector Herrera (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Fillimisht u fol për një interesim të mundshëm të Interit drejt Hector Herrerars, ndërsa tani një dëshirë të lojtarit për t’i bashkuar skuadrës zikaltër.

Meksikani do të jetë lojtar i lirë gjatë verës pasi në qershor i skadon kontrata te Porto pas gjashtë vitesh të kaluara te skuadra portugeze.

Emri i tij shpesh herë ka qenë i lidhur me një kalim në Serie A, duke përfshirë këtu skuadrat si Napoli, Juventusi, Roma dhe Milani.

Hector Herrera gjatë një aksioni kundër Schalke 04 në Estadio do Dragao (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Sipas Sportitalia, është Interi klubi që ka tentuar drejt lojtarit që nga nëntori i 2018, teksa Roma dhe Milani kanë kthyer kokën tek objektivat tjerë.

Raportohet se 28-vjeçari ka shprehur vullnetin t’i bashkohet klubit nga Giuseppe Meazza dhe të refuzojë një ofertë të mirë nga një klub spanjoll.

Lexo po ashtu Arsenali përfshihet në garë për Herreran

Ai gjithashtu është i gatshëm të refuzojë ofertat nga Liga Premier dhe kontratën e re të Portos ku pritej të fitonte gjashtë milionë euro në vit.

Herrera në 219 ndeshje për klubin nga Portugalia ka shënuar 29 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/