Klubi kinez Hebei China Fortune, thuhet se ka bërë ofertë shumë ambicioze për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Kinezët kishin biseduar me klubin katalunas për argjentinasin tash e një vit.
Sipas El Mundo Deportivo, klubi i Hebei, ka pasur ofertë ambicioze për lojtarin dhe ka shpresuar në një transferim të lojtarit.
Oferta prej 100 milionë euro pagë vjetore është refuzuar nga Barcelona dhe lojtari.
Klubi ka nënshkruar me një lojtar të Barcelonës tani, pasi që ka arritur marrëveshje me Javier Mascheranon.
Aty gjendet edhe Ezequiel Lavezzi, ish lojtari i Paris Saint-Germainit.
Hebei nuk ka qenë i gatshëm ta paguajë klauzolën e klubit që është 700 milionë euro. /Telegrafi/