Telegrafi

Hearn nuk beson që Whyte ka mashtruar, por nëse është fajtor duhet të suspendohet

Dillian Whyte dhe Oscar Rivas (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Eddie Hearn nuk beson se Dillian Whyte ka mashtruar, përkundër se boksieri ka dalë pozitiv në një substancë të ndaluar.

Boksieri britanik e mposhti Oscar Rivasin me pikë më 20 korrik, edhe pse ishte thënë tri ditë më parë se në organizmin e tij ishte gjetur një konstatim i pafavorshëm.

Në pritje të rezultatit të hetimeve, WBC e ka pezulluar përkohësisht 31-vjeçarin si sfidues i detyrueshëm për titullin e këtij divizioni.

Lexo po ashtu Suspendohet sfiduesi i Deontay Wilderit, Dillian Whyte dështon në testin e dopingut

“Në shpallet i pafajshëm, krejtësisht i pafajshëm, gjë që tash nuk mund të thoni se nuk është, atëherë shkëlqyeshëm”.

(Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Nëse shpallet fajtor dhe ka bërë diçka të keqe, që në zemrën time nuk besoj, atëherë duhet të suspendohet nga sporti”.

“Kushdo që mashtron në sportin e boksit, duhet të dënohet”, ka deklaruar promovuesi Hearn për talkSPORT. /Telegrafi/