Telegrafi

Hearn konfirmon se Joshua është i gatshëm të heq dorë nga titulli WBO vetëm që të përballet me fituesin e duelit Wilder – Fury

Anthony Joshua është i gatshëm që të heq dorë nga titulli WBO vetëm që të përballet me fituesin e duelit Deontay Wilder – Tyson Fury.

WBO ka mandatuar Oleksandr Usyk si kundërshtarin e radhës të AJ, por gjërat duket se kanë filluar të marrin kaheje tjetër.

Edhe pse u raportua se dy boksierët kanë arritur marrëveshje për t’u përballur, promovuesi i AJ, Eddie Hearn ka thënë se britaniku e ka këtë problem.

Oleksandr Usyk (Foto: Dylan Buell/Getty Images/Guliver)

“Nëse ai dëshiron të mbajë rripat, duhet të jetë Usyk ose Pulev. Kështu që, rripat janë të rëndësishëm, por kështu është edhe lavdia” ka thënë ai.

“Dhe në këtë pikë, nëse ai duhet të lë një titull për t’u përballur me fituesin e Wilder-Fury, ai do ta bëjë”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të përballen më 22 shkurt 2020

“Unë mendoj se dueli me Ruiz na tregoi se gjithçka mund të ndodh në një moment” shtoi më tej Hearn.

Kujtojmë se Wilder dhe Fury do të ripërballen më 22 shkurt, derisa meçi i parë mes tyre kishte përfudnuar me barazim. /Telegrafi/