Site icon Telegrafi

Hearn: Joshua është dashur të zhvillonte një duel për të ngritur vetëbesimin dhe jo të përballej menjëherë me Andy Ruizin

Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Promovuesi i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka pranuar se britaniku po rrezikon shumë me vendimin e tij që ta zhvillojë menjëherë rimeçin kundër kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda, Andy Ruiz Jr.

AJ i humbi titujt (IBF, WBA, WBO) pas nokautit teknik në raundin e shtatë në muajin e kaluar, kur u rrëzua plot katër herë nga meksikano-amerikani në Madison Square Garden të New Yorkut.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Në kontratën e duelit ishte përfshirë edhe klauzola e rimeçit, të cilën 29-vjeçari e aktivizoi menjëherë dhe përballja pritet të zhvillohet gjatë këtij viti, edhe pse akoma nuk është caktuar data dhe vendi se ku do të ndodhë meçi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

Shumëkush ka deklaruar se vendimi për t’u rindeshur menjëherë paraqet rrezik të madh për Joshua, ndërsa i këtij mendimi është edhe vet promovuesi i tij.

“Ata (që mendojnë se është rrezik) kanë të drejtë. Por, ai ka pasur një rimeç në kontratë dhe nuk të jepen shumë mundësi për t’u bërë kampion bote”.

Fetsa e Andy Ruiz Jr pas triumfit ndaj Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“A është dashur që të zhvillonte një duel tjetër, për ta ngritur vetëbesimin? Po, ndoshta, mirëpo atij nuk i intereson kjo gjë dhe madje as që është diskutuar”.

“Ai thotë: ‘Është dashur ta mposhtja Andy Ruizin atë natë. Bëra paraqitje të dobët dhe e humba meçin. Prandaj, do ta mposht herën tjetër dhe do të bëhem kampion bote për të dytën herë. Caktoma atë duel tash’. Këto janë instruksionet e tij”, ka deklaruar Hearn. /Telegrafi/

Exit mobile version