Telegrafi

Hazrollaj magjik, Malisheva mposht me rikthim Feronikelin ’74

Malisheva ka marrë fitore spektakolare me rikthim ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 2-1.

Në pjesën e parë dy skuadrat luajtën me kujdes më të madh, duke u zhvilluar loja më shumë në mesfushë.

Ndërkohë pjesa e dytë ishte e zjarrtë ku u shënuan edhe tre gola shumë të bukur.

Të parët që kaluan në epërsi ishin skuadra mysafire, kur Robert Rrahmani realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 60-të për 0-1.

Malisheva u rikthye fuqishëm në lojë, kur fituan penallti me kapitenin Dreni Kryeziu në minutën e 78-të.

I saktë nga pika e bardhë ishte super talenti Drilon Hazrollaj për 1-1.

Drilon Hazrollaj doli sërish në skenë në minutën e 89-të kur realizoi golin e fitores për 2-1.

Deri në fund përkundër përpjekjeve të mysafirëve gola më nuk pati dhe Malisheva ndali tre pikët në shtëpi.

Të besuarit e trajnerit Qëndrim Kida vazhdojnë të mbeten në pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë, derisa kanë vetëm shtatë më shumë se lideri Ballkani.

Ndërkohë Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e shtatë me 23 pikë pas 22 ndeshjeve.

Ndeshjen e ardhshme Malisheva luan në udhëtim te Gjilani, derisa Feronikeli ’74 përballet me Llapin në Drenas. /Telegrafi/