Telegrafi

Haziri e quan Vetëvendosjen “Lëvizje e kuqe”, thotë se vijnë nga forumi rinor i PDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur Vetëvendosjen “Lëvizje të kuqe”, ndërsa thotë se ata vijnë nga forumi rinor i PDK’së.

Ai ka theksuar se janë përafruar si opozitë, por se ai nuk ia harron Albin Kurtit dhe VV’së të bëmat.

“Vetëvendosja nuk mundet me pranu suksesin e njerëzve”, ka thënë Lutfi Haziri në Pressing.

Haziri poashtu përmendi edhe bashkëpunimin e tij me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Unë kam pasur bashkëpunim me Albin Kurtin derisa ai nuk ka hy në politikë. Në momentin kur ka hy në politikë ne i kemi nda rrugët”, ka thënë nënkryetari i LDK’së, Haziri.

Ai e quajti subjektin politikë të Kurtit Lëvizje të kuqe dhe forum i marksizëm leninizmit që dalin PDK’ja.

“Lëvizja e kuqe janë të majtë, sepse e dimë çfarë simboli kanë partitë e majta. Vetëvendosja janë forum i marksizëm leninizmit që kanë dalë nga PDK’ja”, ka thënë Haziri.