Eden Hazard është në njëri nga të preferuarit e Barcelonës.
Pas largimit të Neymarit drejt Paris Saint-Germain për një shifër prej 222 milionë eurove, Barcelona ka filluar menjëherë ‘gjahun’ për të siguruar zëvendësuesin e tij.
Sipas mediumit Don Balon, ylli i Chelseat, Hazard mund të transferohet në Barcelonë si pasardhës i brazilianit.
Reprezentuesi belg ka qenë prej kohësh një objektiv për Real Madridin, por thuhet se Hazard është i gatshëm të shkojë në Camp Nou për t’u bërë zëvendëses i Neymarit.
Në rast transferimit, Barça do të duhet t’i paguajë Bluve të Londrës së pakur 100 milionë euro. /Telegrafi/