Eden Hazard ka zbuluar se ish-lojtari i Chelseat, Joe Cole, luajti një pjesë të madhe në vendimin e tij për të kaluar në Stamford Bridge.
Sot janë bërë tetë vjet që kur Hazard kënaqi tifozët e Blutë në të gjithë botën me mesazhin e tij: “Po nënshkruaj me fituesin e Ligës së Kampionëve”.
Cole e kaloi sezonin 2011/12 në huazim në klubin e Ligue 1, Lille, ku Hazard ishte atëherë duke përjetuar rritjen e tij si lojtar.
Ishte sezoni i tij i fundit në klub para se të transferohej në Londër dhe Hazard zbuloi se ish-ylli i Chelseat ishte një faktor kryesor që ndikoi në vendimin e tij.
“Unë fola me të para se të nënshkruaja për Chelsean. Çdo ditë, seriozisht, ai po më thoshte se Chelsea ishte klubi më i mirë për mua”.
“Ai tha se Chelsea ishte një klub i madh ku mund të fitosh trofe çdo sezon. Për këtë arsye, unë firmosa, kështu që faleminderit, Joe Cole!”, ka thënë Hazard për faqen zyrtare të Chelseat në Twitter.
.@hazardeden10: 'I spoke to him before I signed for Chelsea. Every day, seriously, he was telling me that Chelsea was the best club for me. He said Chelsea was a big club where you can win trophies every season. For that reason I signed, so thank you, Joe Cole!' pic.twitter.com/gKV0yN40Ma
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 13, 2018
Cole kaloi shtatë vjet në Bridge dhe fitoi tre trofe të Ligës Premier dhe dy Kupa FA, ndërsa gjithashtu luajti edhe për West Ham, Liverpool, Lille, Aston Villa gjatë karrierës së tij 20-vjeçare.
Ndërkohë, Hazard vazhdoi të bëhej një nga lojtarët më të mirë të Chelseat në dekadën e fundit, duke ndihmuar klubin të fitojë dy tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, dy trofe të Ligës së Evropës dhe një Kupë të Ligës. /Telegrafi/