Telegrafi

Hazard te Real Madridi, zyrtarizimi çështje ditësh

Eden Hazard së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Real Madridit.

Kalimi i yllit belg të Chelseat, Hazard te Real Madridi thuhet se tashmë është çështje e ditëve.

Sipas mediumit francez L’Equipe, marrëveshja mes palëve do të zyrtarizohet pas përfundimit të finales së Ligës së Evropës që Chelsea e luan ndaj Arsenalit.

28-vjeçari shënoi 16 gola dhe siguroi 15 asistime në atë që duket se ka qenë sezoni i tij i fundit në Ligën Premier.

Gazeta franceze L’Equipe

L’Equipe gjithashtu raporton se reprezentuesi belg do të bashkohen me Mbretërit për një shifër prej rreth 100 milionë eurosh.

Lajmi i nënshkrimit të Hazardit vjen pas disa konfirmimeve të gazetës Marca, ku thuhej se pjesë e marrëveshjes mund të jetë edhe kroati Mateo Kovacic. /Telegrafi/