Telegrafi

Hazard te Real Madridi për 100 milionë euro – këto janë 10 blerjet më të shtrenjta deri më tani

Kanë mbetur edhe pak ditë që Eden Hazard të zyrtarizohet dhe prezantohet si lojtar i Real Madridi.

Në ditët e fundit ka pasur raportim se edhe klubet janë marr vesh mes vetet për shifrën e 100 milionë eurove.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë për pesë vite me mbretërit. Nëse ai nënshkruan do të bëhet blerja më e shtrenjtë e këti viti.

Deri më tani mbetet ajo e Bayern Munich që pagoi 80 milionë euro për Lucas Hernandezin.

Vit pas viti vlera e kartonëve të lojtarëve, rritet dhe skuadrat e kanë shumë të vështirë të bëjnë blerje të bujshme, por edhe ky vit duket se do të sjelltë të tilla.


10 blerjet me të shtrenjta deri më tani

Lucas Hernandez- Nga Atletico te Bayern për 80 milionë euro

Frenkie De Jong- Nga Ajax te Barcelona për 75 milionë euro

Luka Jovic- Nga Frankfurt te Real për 60 milionë euro

Eder Militao- Nga Porto te Real për 50 milionë euro

Eder Militao në tentim për të ndalur Edin Dzekon gjatë ndeshjes Roma-Porto në Olimpico (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Rodrigo- Nga Santos te Real për 45 milionë euro

Raul Jimenez- Nga Benfica te Wolves për 38 milionë euro

Benjamin Pavard- Nga Stuttgart te Bayern për 35 milionë euro

Kerem Demirbay- Nga Hoffenheimi te Bayern Leverkusen për 32 milionë euro

Nico Schulz – Nga Hoffenheimi te Dortmund për 25.5 milionë euro

Thorgan Hazard- Nga Gladbahu te Dortmund për 25.5 milionë euro