Real Madridi tashmë ka ndarë një numër të fanellës në rast të blerjes së Eden Hazardit.
The Sun raporton sot se sulmuesi belg do të veshë fanellën me numër 7 te skuadra e re e Los Blancps.
Chelsea dëshiron që marrëveshja të përfundojë me një shumë që arrin rreth 130 milionë euro.
Edhe pse Hazard është vendosur të bëhet nënshkrimi i parë i madh i trajnerit Zinedine Zidane, ai nuk do të lejohet të veshë fanellën me numrin e tij të preferuar – 10.
Klubi nuk është i gatshëm t’ia marrë këtë numër mesfushorit kroat, Luka Modric, i cili fitoi vitin e kaluar Topin e Artë. Në vend të kësaj, Hazard do të marrë numrin shtatë – i cili i përkiste Cristiano Ronaldos para se të largohej për te Juventusi.
Ndryshe, sulmuesi francez Mariano Diaz për momentin e vesh fanellën me numër shtatë. /Telegrafi/