Telegrafi

Hazard nuk përjashton mundësinë e transferimit te Reali

during The Emirates FA Cup Fourth Round match between Chelsea and Newcastle on January 28, 2018 in London, United Kingdom.

Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard nuk e ka përjashtuar mundësinë e transfderimin te Real Madridi, pasi ka deklaruar se në futboll, kurrë nuk i dihet.

Ylli belg është i lidhur me një lëvizje tek kampionët spanjollë dhe evropianë, ndërsa raportet në Spanjë tregojnë se ai mund të zëvendësojë Iscon në skuadrën e Madridit.

Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as Hazard, i cili ka thënë se në futboll kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh, teksa e ka cilësuar trajnerin Zidane si hero.

Lexo po ashtu Real Madridi ka gati 570 milionë euro për tre yjet e Ligës Premier (Foto)  

“Në futboll, ti kurrë nuk e di se çfarë ndodh”, ka thënë fillimisht Hazard një intervistë për gazetën Marca, kur u pyet për lidhjet me Madridin.

Hazard që moti kohë lidhet me një kalim te Reali (Getty Images)

“Megjithatë, tani jam i lumtur në Chelsea dhe gjithë fokusi im është me ta”.

“Zidane është i pabesueshëm, dhjetë vjet më parë më kujtohet kur më foli për herë të parë dhe ishte mahnitëse, ai ishte heroi im kur isha fëmijë”.

Lexo po ashtu Fabregas: Hazard mund ta fitojë Topin e Artë nëse dëshiron

“Unë kam shikuar mijëra video dhe ndeshje të tij duke luajtur futboll dhe tani ai është duke udhëhequr një nga klubet më të mëdha në botë”.

“Tani është mirë të dëgjosh njerëzit të flasin për ty, por gjithçka që unë mund të mendoj janë shfaqjet e mia në fushë”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/