Eden Hazard ka deklaruar se ai nuk do të largohet nga klubi londinez, Chelsea, në afatin kalimtar të janarit.
Ylli i Belgjikës kërkohet nga Real Madridi, pasi Kampionët Evropianë kanë katër ndeshje radhazi pa shënuar gol.
Hazard po shqyrton një kontratë të re me ekipin nga Stamford Bridge, që do ta shohë atë të fitojë një marrëveshje me pagë 300 mijë eurosh në javë.
Dhe duket se klubi do të ketë kohë të lidhë një marrëveshje pasi 27-vjeçari pranoi se nuk do të largohet gjatë janarit, por do të qëndëroj së paku deri në fund të sezonit.
Kur u pyet nëse ai mund të largohej nga Chelsea në janar, ai u përgjigj: “Jo”.
Por, ai bëri shaka se ai “ka nevojë të shkojë” në Spanjë nëse i duhet një shans për të fituar Topin e Artë.
“Kjo është arsyeja pse unë dua të shkoj për të luajtur në Spanjë]. Por, jo [jo në janar]”, ka thënë Hazard.
Ndryshe, Hazard e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin me Blutë e Chelseat, pasi deri më tani ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje. /Telegrafi/