Telegrafi

Hazard në shaka: Nëse rinovojë Chelsea nuk do ketë para për Lukakun

Eden Hazard ka bërë shaka se Chelsea nuk ka mjaftueshëm para të nënshkruajë me Romelu Lukakun në rast se ai rinovon.

Tashmë e disa kohë është raportuar se belgu i Evertonit mund të kthehet në Stamford Bridge pasi londinezët janë duke shfaqur interesim serioz për atë.

Lexo po ashtu Chelsea i ofron kontratë faranoike Hazardit për të shmangur Realin

“Për momentin nuk ka asgjë në tavolinë për kontratën. Jemi duke pritur përfundimin e sezonit”, ka thënë 26-vjeçari për Het Nieuwsblad.

“Jam i qet, ne do të flasim. Nëse jo do të shikojmë. Për momentin nuk ka asgjë, jam i lumtur këtu”.

“Kur të kthehem nga përfaqësuesja, do të kemi kohë të flasim”.

“Nëse unë nënshkruaj kontratë, ndoshta nuk do ketë mjaftueshëm para të transferohet Romelu. Po bëjë shaka, kush do që vjen ne do të jemi të gatshëm për sezonin e ri”, ka thënë Hazard. /Telegrafi/