Telegrafi

Hazard mund të mos shkojë kurrë te Reali, thotë babai i belgut

Anësori i Chelseat, Eden Hazard, ishte afër kalimit te Real Madridi, por kështu nuk e sheh babai i tij, Thierry.

Mesfushori 27 vjeçar ende nuk ka startuar këtë sezon, pasi u paraqit nga stoli në dy neshje ndaj Huddersfieldit dhe Arsenalit.

Hazard bëri impakt në dy këto ndeshje pas formës së lartë të treguar në Botëror, por e ardhmja e tij mbetet në ajër.

Interesim të madh shprehu Real Madridi, por Maurizio Sarri deri tash u shpreh i sigurt për të ardhmen e lojtarit.

“Unë nuk mund të them se spe nuk ndodhi ky transferim. Jo sepse nuk dua të them, por sepse nuk e di. Ndoshta ata kanë politikë ku ata duan t’u japin shans të rinjve. Eden ka edhe një vit në kontratë verën e ardhshme, por ai kurrë mund të mos transferohet te Reali”.

“Do të mund të kishte qenë tregim tjetër me Zidanen. Por, në anën tjetër, ai po ashtu do të duhej të kishte arsyet e tij për t’u larguar”, u shpreh babai i Eden Hazard.

/Telegrafi/