Site icon Telegrafi

Hazard merret vesh me gjigantin evropian?

Real Madridi raportohet se është pajtuar në parim me Eden Hazardin.

Gazeta sanjolle “AS” shkruan se Zinedine Zidane e ka dashur belgun në Bernabeu që prej vitit 2010, por tani ia ka bërë me dije klubit se dëshiron transferimin e tij gjatë verës.

“AS” gjithashtu ka thënë se Hazardi do të vijë si zëvendësim i James Rodriguezit ose Iscos që janë lidhur me një largim në fund të këtij sezoni.

Chelsea për Hazardin kërkon 100 milionë euro pasi ka kontratë deri në vitin 2020.

Exit mobile version