Telegrafi

Hazard lëviz kokën në shenjë mohimi kur pyetet nga tifozët se a do të qëndrojë te Chelsea

Eden Hazard (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, duket se përfundimisht po e kompleton transferimin te Real Madridi.

Ka disa vite që Los Blancos janë duke e kërkuar transferimin e belgut, ndërsa në verë duket se një gjë e tillë do të ndodhë.

Chelsea e siguroi dje (e diel) kualifikimin në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Watfordin (3-0) në Stamford Bridge.

Hazard ishte duke shkuar në shtëpi pas ndeshjes, gjersa ishte ndalur nga disa tifozë për ta pyetur rreth të ardhmes së tij.

“A do të qëndrosh te Chelsea, a do të qëndrosh te Chelsea?”, ishte pyetja e fansave në rrugë, ndërsa belgu nga makina e tij kishte lëvizur kokën për ‘Jo’, duke nxitur spekulime se mund të kalojë Real Madrid. /Telegrafi/