Telegrafi

Hazard kalon Chelsean në epërsi ndaj Unitedit

Eden Hazard (Getty Images)

Chelsea ka gjetur golin e parë në ndeshjen finale të Kupës FA ndaj Manchester Unitedit.

Është ylli belg, Eden Hazard, i cili ka shënuar për epërsinë e Bluve 1-0.

Goli i Hazardit erdhi pasi belgu ishte i saktë nga pika e bardhë.

Ky gol u shënua në minutën e 22-të të ndeshjes. /Telegrafi/