Telegrafi

Hazard ia mbyll derën Real Madridit: Nuk largohem këtë vit nga Chelsea

Foto: Getty Images

Eden Hazard ka bërë publik vendimin e tij për të mos u larguar nga Chelsea këtë vit edhe përkundër thashethemeve të shumta rreth të ardhmes së tij.

Ylli belg kishte deklaruar gjatë Kupës së Botës se është i gatshëm për tu larguar nga Chelsea dhe për të provuar sfida të reja.

Real Madridin e kishte quajtur klub ëndrrash, por tani ia ka mbyllur derën duke e mohuar largimin nga Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash

“Ju e dini atë që kam thënë pas Kupës së Botës. Jam i lumtur këtu, nuk dua të flas për këtë ende”, ka thënë fillimisht Hazard për RMC Sport.

“Tani për tani, unë jam i lumtur, ende kam dy vjet kontratë dhe do të shohim se çfarë ndodh, nuk do të largohem [këtë vit]”.

“Afati kalimtar i transferimeve në Angli tashmë është e mbyllur. Ne mund të shesim, por nuk mund të nënshkruajmë lojtarë”.

Lexo po ashtu Sarri: Jam 100 për qind i bindur se Hazard nuk largohet

“Do të ishte pak e çuditshme nëse Chelsea do të më lejonte të largohem dhe të mos mund ta transferoj asnjë lojtar tjetër”.

“Ne mund të shohim se tifozët më pëlqejnë shumë, ndihem mirë këtu, do të shohim se çfarë ndodh brenda një ose dy vjetësh”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/