Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka thënë se ndihmës- trajneri i Belgjikës, Thierry Henry, është i gatshëm për të marrë menaxhimin e ndonjë klubi.
Henry është në biseda të avancuara me klubin francez AS Monaco pasi shkarkuan trajnerin Leonardo Jardim të enjten.
Legjenda franceze është përmendur disa herë si emër i mundshëm për disa skuadra dhe tani mund ta ketë rastin të trajnoj i vetëm një ekip.
Ylli belg i Chelseat, Hazard mendon se Henry është i gatshëm tashmë për të menaxhuar me një skuadër.
“Si një menaxher ai nuk ka shumë përvojë, por ai do të mësojë”, ka thënë fillimisht Hazard.
“Nëse ai largohet nga skuadra e Belgjikës, do të jemi të trishtuar, por ndoshta për të është një kohë e mirë për të shkuar diku”.
“Ai do të jetë një menaxher i mirë me të vërtetë”, përfundoi belgu.
Monaco aktualisht gjendet e 18-ta në tabelë me vetëm një fitore nga nëntë ndeshjet e tyre të para në Ligue 1. /Telegrafi/