Telegrafi

Hazard gjatë prezantimit te Reali, mbante një orë dore në vlerë prej 68 mijë eurove

Eden Hazard u prezantua në mënyrë spektakolare si lojtari i ri i Real Madridit para 50 mijë shikuesve në Santiago Bernabeu.

Klubi më i madh në botë dhe tifozët i kanë bërë një mirëpritje mbresëlënëse mjeshtrit të madh belg. Lojtari gjithashtu bëri çmos që të shfaqej më së mirë që ishte e mundur dhe se kjo i shkoj për shtati.

“Galaktiku” i ri i madrilenëve mbante në dorë një orë luksoze në ditën më të madhe të karrierës së tij kur u prezantua si madrilen.

Richard Mille RM016 i veshur me diamante e ari 18 karatësh shkëlqente në dorën e tij gjatë ceremonisë. Mediat spanjolle raportojnë se ora kushton hiq më pak e as më shumë se 68 mijë euro.

Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi në prezantimin e Eden Hazard te Real Madridi: Arritja në kryeqytet, testet mjekësore, konferenca, fanella pa numër, fansat dhe puthja e logos së klubit

Sigurisht, kjo nuk shërben vetëm për të treguar kohën dhe datën e saktë, por si një simbol i statusit dhe dëshmi e pasurisë së madhe që ka ai. /Telegrafi/