Eden Hazard u prezantua në mënyrë spektakolare si lojtari i ri i Real Madridit para 50 mijë shikuesve në Santiago Bernabeu.
Klubi më i madh në botë dhe tifozët i kanë bërë një mirëpritje mbresëlënëse mjeshtrit të madh belg. Lojtari gjithashtu bëri çmos që të shfaqej më së mirë që ishte e mundur dhe se kjo i shkoj për shtati.
“Galaktiku” i ri i madrilenëve mbante në dorë një orë luksoze në ditën më të madhe të karrierës së tij kur u prezantua si madrilen.
Hazard se presentó con un reloj valorado en… ¡68.000 euros! https://t.co/bdCrHmXday
— MARCA (@marca) June 13, 2019
Richard Mille RM016 i veshur me diamante e ari 18 karatësh shkëlqente në dorën e tij gjatë ceremonisë. Mediat spanjolle raportojnë se ora kushton hiq më pak e as më shumë se 68 mijë euro.
Sigurisht, kjo nuk shërben vetëm për të treguar kohën dhe datën e saktë, por si një simbol i statusit dhe dëshmi e pasurisë së madhe që ka ai. /Telegrafi/