Telegrafi

Hazard flet rreth të ardhmes: Chelsea e di tashmë vendimin tim

Eden Hazard(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard ia ka bërë më dije Chelseat se ku dëshiron të luajë në sezonin e ri, ndërsa është krijuar një dilemë e madhe te tifozët blu.

Ylli belg ka zbuluar se ai ka biseduar javë më parë me skuadrën londineze rreth të ardhmes së tij, duke i treguar vendimin që ka marrë rreth të ardhmes së tij.

Eden Hazard është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi, ndërsa sipas mediave evropiane, Chelsea po kërkon 130 milionë euro nga shitja e tij.

Eden Hazard (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“A do të kenë ndikim trofetë? Jo, nuk mendoj kështu”, u ka thënë belgu gazetarëve në një konferencë për media. “Kam marr tashmë vendimin tim, kjo është”.

“Unë jam ende duke pritur që situata të zhvillohet edhe më shumë. Po, i kam treguar klubit para disa javësh për vendimin që kam marrë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eden Hazard

“Kemi një finale për të luajtur, pastaj të shohim. Dëshiroja që kjo dilemë të zgjidhej prej kohësh, por kjo gjë nuk ndodhi. Unë jam ende duke pritur, sikurse ju që prisni, po ashtu edhe tifozët që presin, do të shohim”, ka shtuar më tej Hazard. /Telegrafi/