Site icon Telegrafi

Të premten do të votohet programi i Qeverisë Kurti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se të premten do të votohet programi i Qeverisë Kurti.

Haxhiu gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL, tha se pas miratimit të programit në qeveri i njëjti do të diskutohet edhe në Kuvend.

“Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”, tha ajo.

Në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, deputetët e opozitës kanë kritikuar Qeverinë Kurti se po punon pa një plan dhe se ende nuk ka prezantuar programin qeverisës.

 

Exit mobile version