Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e pyetur për qëndrimin e saj ndaj përgjimeve që janë publikuar kohën e fundit mes koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, ka thënë se kjo është një luftë hibride që po bëhet kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu, ka shtuar se personalisht, si ministre e çmon shumë Dejona Mihalin.
“Unë besoj se keni parë qëndrimin tonë. Kjo është një luftë hibride që po bëhet kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje. Dejona, natyrisht që është një bashkëpunëtore e jona, një aktiviste e hershme e LVV-së, të cilën unë e çmoj shumë”, është shprehur Haxhiu, raporton kp.
Kohën e fundit në media është raportuar lidhur komunikimin në mes të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihalit.