Site icon Telegrafi

Haxhiu thotë se PDK është parti fituese: Kurti po shpreson kot, sepse Qeverinë e bën PAN-i

Edhe Partia Demokratike e Kosovës nuk ka mundur t’i fitojë votat për më shumë se 21 deputetë, anëtari i këtij subjekti insiston se edhe në këto zgjedhje PDK është parti fituese!

Bekim Haxhiu, në një intervistë për KosovaPress është i bindur se Qeverinë e re do ta formojë koalicioni PAN që ai e quan “koalicion fitues me PDK-në në krye”.

Haxhiu, i cili ka arritur që të marrë votat për t’u bërë deputet, beson se deri në fund të numërimit të votave koalicioni PAN do të del me 40 ose 41 deputetë dhe “i hap rrugën formimit të institucioneve të reja”.

Sa i përket formimit të Qeverisë nga ana e kandidatit për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti, anëtari i PDK-së thotë se “kjo është një shpresë e kotë e Kurtit”.

“Përveç se Kushtetuta e thotë qartë se kush e ka të drejtën për ta formuar Qeverinë, Albin Kurti duhet të deklarohet nëse e njeh presidentin Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Exit mobile version