Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se e kanë obligim që ta mbrojnë territorin nga njerëz që siç ka thënë që janë të shitur.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu, ka theksuar se ‘territori është shumë më i rëndësishëm se posti i Haradinajt, Limajt, Thaçit e Veselit!’.
“E kemi obligim si deputetë ta mbrojmë territorin nga njerëz që janë shitur aq keq dhe aq shumë!”.
“Pazaret e pista të tyre duhet t’i ndalim!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Gjithashtu edhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca në një konferencë, ka potencuar se VV vazhdon të jetë kundër, pasi sipas tij gjetjet e Komisionit shtetëror janë të sakta.
“Fatkeqësisht kaloi propozimi i projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit. Gjetjet e Komisionit shtetëror janë të sakta. Pjesë integrale e raportit tonë do jetë edhe raporti i Bulliqit. Kjo marrëveshje nuk është në të drejtën ndërkombëtare por është për konsum të brendshëm”, ka thënë Konjufca./Telegrafi/